
Komunikatë
Bordi drejtues i klubit Kf Flamurtari njofton opinionin futbollistik që marrëveshja e trajnerit Bylbyl Sokoli dhe Kf Flamurtari është ndëprerë.
Dëshira e klubit që të ketë bashkëpunim në mes të dyja palëve doli që të jetë i gutshëm dhe jo produktiv.
Edhe pse dëshira e Kf Flamurtari për të pasur në krye te ekipit Z. Bylbyl Sokolin ishte e madhe, gjërat në relacione të ndërsjellëta shkuan në kahjen e cila është e pa pa pranueshme për klubin tonë.
Zotëri Sokoli është angazhuar për të qenë shef i shtabit teknik me të gjitha ingerencat që përfshin ky post, dhe me duart e lira për lirimin dhe pruarjet e lojtarëve të ri në klub, por dëshira e tijqë të udhëheq edhe politiken dhe organizimin e brendshëm të tij si dhe zhagitja e nënshkrimit të kontrates me klub, me parametrat financiare të dakorduara nga te dyja palët bëri që marrëveshja të ndërpritet.
Bordi i Kf Flamurtari njofton opinionin që në klub ka hierarki të kjartë dhe llogaridhënje për të cilën të gjithë kanë obligim ti përmbahen, kjo vlenë edhe për shefin e shtabit teknik.
Në ditët në vijim do të vendosim edhe për kryetrajnerin e ri i cili do ti prijë Kf Flamurtari.
Me nderime sportive bordi i “K.F FLAMURTARI”