
Jusuf Tortoshi është emëruar trajner i Flamurtarit në vend të Sunaj Keqit, nën drejtimin e të cilit skuadra prishtinase nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll.Lajmin e ka bërë te ditur drejtori klubit z.Armend Ademi. -Pas shumë bisedimeve të gjata me z. Tortoshi para perfundimit te superliges dhe gjithashtu pas saj kemi arritur tek nënshkrimi i kontratës ku brenda saj nuk mungon bashkëpunimi, sinqeriteti, profesionalizmi dhe në fund suksesi,unë di të them që do të ket ndryshime në klub si tek futbollistet ashtu dhe tek stafi. Por gjithsesi të gjithëve ju uroj suksese.