Historiku i shkurtër i KF Flamurtari-Prishtinë
Në pasditen e 22 gushtit të vitit historik 1968 nis një histori e re sportive në Kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.
Në këtë ditë shëndrit si një meteor një emër i ri i një klubi të futbollit me një domethënje historike –KF Flamurtari.
Pikërisht këtë ditë u themelua KF Flamurtari nga Prishtina. Ata që vendosën themelet e KF Flamurtari, janë emrat më të respektuar e më të nderuar që gjithmonë do të skaliten në historinë e këtij klubi:
Ibrahim Prapashtica,
Selman Sadiku,
Asllan Brestovci,
Riza Ismaili,
Fehmi Prapashtica,
Ismet Ismaili,
Halil Sadiku
Shemsedin Agushi.
Të gjithë, si një familje e harmonishme vepruan edhe me rastin e themelimit të KF Flamurtari.
KF Flamurtari, po këtë vit u inkuadrua në garat kampionale të rajonit të Prishtinës dhe pa asnjë humbje në kampionat zuri vendin e parë dhe e fitoi të drejtën të merr pjesë në kualifikime për Ligën e parë të Kosovës.
Në turneun kualifikues që u mbajt në Prizren, KF Flamurtari në kokurencë të fortë dhe pa asnjë humbje zuri vendin e parë dhe bashkë me “Graniçarin” e Dragashit u bë anëtar i Ligës së parë të Kosovës.
Një herë ishte nënkampion (1973) dhe një vit më vonë u bë fitues i Kupës.
Momentet që e veçojnë KF Flamurtari-Prishtinë
Viti 1972
-KF Flamurtari në vitin 1972 ishte klubi i parë pas izolimit shumëvjeçar që arriti të bëjë një turne 20 ditore në Shqipëri, sepse ishte përcaktuar përherë për marrëdhënie sa më të ngrohta me klubet e Ballkanit, me ato të Evropës dhe të vendeve tjera.
Viti 1991
KF Flamurtari, përveq historisë së themelimit në vitin 1968 edhe njëherë e shkruan një histori të veçantë.
Pikërisht më 13 shtator 1991 në stadiumin e Flamurtarit u zhvillua ndeshja e parë e pavarësimit të futbollit të Kosovës ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës e cila atëbotë përfundoi me fitore me rezultat 3:2. Kjo datë shënohet edhe ditët e sotme si data e pavarësimit të futbollit kosovarë.
Golashënuesit e parë të Flamurtarit në këtë ndeshje ishin: Osmani dhe Krasniqi 2 gola.
Formacioni i parë i Flamurtarit në ndeshjen e parë me Prishtinën ishte ky:
Flamurtari: Haxhiu – Bllacaku, Munishi, Hasani, Hajdari, Zeneli, Suzaku, Osmani, Krasniqi, Tovërlani, Cakolli.
Viti 2005
KF Flamurtari shënohet në histori të futbollit kosovarë edhe njëherë sepse piëkrisht këtë vit arriti të marrë pjesë me të rinjtë U20 ,në turneun FIFA-Youth Cup që zhvillohej nën patronatin e Presidentit të FIFA-së ,Sep Blater.
KF Flamurtari e arriti këtë sukses në kohën kur pothuajse ishte e pamundur të zhvillohej ndonjë takim me drejtuesit e FIFA-së apo edhe UEFA-së për t`i vënë kontaktet për pranim eventual të Kosovës në instancat ndërkombëtare.
Ky shpërthim i një klubi të Kosovës në një turne të FIFA-së u arrit fal ish-futbollistit të Flamurtarit, Skënder Krasniqi.
Në këtë turne morën pjesë skuadra të mëdha si:
AIK Stockholm, Flamurtari Pristina, Maccabi Haifa, Manchester United, PAOK Saloniki, Santos (Brazil), Sporting Lisbon, BSC Young Boys, Basel, Grasshopper Zurich, Zurich FC, Blue Stars.
-Sukseset më të mëdha të KF Flamurtarit
-KF Flamurtari është dy herë fitues i Kupës së Kosovës nga pavarësimi i futbollit:
-1992/93: Flamurtari (në finale e mundi Trepçën 1:0)
-1995/96: Flamurtari (në finale e mundi Dukagjinin 2:1)
Në periudhën e pasluftës KF Flamurtari arriti deri në finale të Kupës në vitin 2006/07, ku u mund nga Liria e Prizrenit vetëm pas ekzekutimit të penalltive. Ndeshja në kohën e rregulltë përfundoi baraz 0:0.
Të veçantat e KF Flamurtari:
– KF “Flamurtari” u bë gurrë e futbollit jo vetëm e qytetit të Prishtinës, por e tërë Kosovës dhe me gjerë. KF “Flamurtari” me të drejtë quhet fidanishte e futbollit, frutat e të cilit tani po i gëzojnë edhe disa klube të Evropës.
Altualisht Kosova dhe Shqipëria e kan nga një futbollist që e ka prodhuar Shkolla e Futbollit të KF Flamurtari.
-Edon Zhegrova (Genk, Bazel) – është futbollist i përfaqueses së Kosovës A. Ky futbollist është rritur si fëmijë në KF Flamurtari.
-Liridon Latifi (Skënderbeu, Pushkash Akademi, Sherif Tiraspol) – është futbollist i Kombëtares së Shqipërisë. Ky futbollist ka dal nga grupmoshat e KF Flamurtari.
Përveq këtyre Flamurtari gjatë gjithë historisë e ka furnizuar Kosovën dhe Evropën me futbollistë të saj, si:
Ismet Munishi (tash trajner futbolli) – ka luajtur në shumë skuadra evropiane madje edhe garën më të madhe të futbollit në Ligën e Kampionëve Evropian. Ka lujatur në Slloveni, Turqi, Ukrain, Izrael, etj.
Përveq këtyre edhe shumë futbollist të tjerë kan arritur që të lënë gjurmë të pashlyeshme në futboll, si:
Selim Ejupi (në Gjermani), Skënder Krasniqi (në Zvicër, tash trajner futbolli në këtë vend), Arsim Plepolli (në Bosnjë dhe Slloveni), Përparim Hasani (tash drejtues i Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbolli në Kosovë), Adnan Krasniqi (në Gjermani-Rosenheim)
Vlen të theksohet që në skuadrën e Flamurtarit kan luajtur shumë futbollist të cilët edhe në ditët e sotme janë figura të rëndësishme të futbollit jo vetëm në Kosovë.
(për të qenë të saktë kërkojmë nga të gjithë që dinë më shumë për këta futbollist që të na e dërgojnë listën me emra ndër vite në mënyrë që të kemi një listë të përbashkët të të gjithë futbollistëve të klubit tonë)
• Në bazë të informacioneve që posedojmë deri më tani, President të KF Flamurtarit gjatë historisë kan qenë:
1. Selman Sadiku
2. Azem Vllahiu
3. Ymer Gjonbalaj
4. Ramiz Kolgeci
5. Rexhep Bojniku
6. Sylejman Salihu
7. Refik Hydaverdi
8. Jakup Kastrati
9. Maliq Lushaku
10. Nazmi Gashi
11. Agron Hadri
12. Bahtir Emini
13. Fadil Ismaili
14. Imer Ademi
Ndër puntorët më të dalluar sportiv ndër vite në KF Flamurtari, janë përmenduar këta emra:
1. Qazim Hasani
2. Bajram Neziri,
3. Jakup Shulemaja
4. Nijazi Shyleta,
5. Bashkim Hasani,
6. Zahir Bajrami
7. Jahir Jahiri,
8. Faruk Bilalli
9. Fehmi Hasani
10. Abaz Kasumi,
11. Jahir Jahiri,
12. Fehmi Hasani
13. LuanPrekazi
14. Nijazi Abdyli
15. Mehmet Fetahu-Meksa si lojtari me më shumë ndeshje në KF “Flamurtari”,
16. Agim Hasani
Sot KF Flamurtari është antarë i Supërligës së Kosovës në futboll.
-KF “Flamurtari” sot ka rreth 200 lojtarë aktiv të të gjitha kategorive që garojnë në të gjitha nivelet e futbollit në Kosovë.
-KF Flamurtari i ka ngjyrat tradicionale kuq e zi.
-Tifozët e KF Flamurtari janë “Armata Kuq e Zi”
-President i KF Flamurtari-Prishtinë është z.Imer Ademi ,i cili njëherit edhe është investitori kryesor i klubit që nga viti 2008
Z. IMER ADEMI Kryetar
Rr. Myrvete Maksutaj p.n.
Vëmendje: Ky historik është i mangët për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare prandaj kërkojmë që kushdo që ka ndonjë dokument lidhur me historikun e KF Flamurtari dhe ka njohuri të na e dërgoj në mënyrë që ta plotësojmë saktë historikun e klubit. Poashtu kërkojmë ndjesë paraprakisht për gabimet eventuale dhe mospërfshirjen e akterëve të historisë së KF Flamurtari.